Zyra për komunitete në Graçanicë, shqiptarët të diskriminuar në përfaqësim

Është objekti të cilin shqiptarët e Graçanicës e vizitojnë më së shpeshti.

Brenda saj është e vendosur Zyra Lokale për Komunitete.

Ndonëse funksioni i saj është shumë i rëndësishëm, aktualisht, këtu punon vetëm një punonjëse, përkatësisht vetëm shefja e kësaj zyre, Elvira Kesas.

Kjo situatë po del të jetë në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht rregulloren për Zyrat Komunale të Komuniteteve.

Sipas kësaj rregulloreje, për funksionalizimin e saj duhet të jenë pesë zyrtarë.

E gjithë kjo e nxiti Granit Gashin, zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal të kësaj komune, që t’i  drejtohet ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me një ankesë.

Go to TOP