Zotësia e gruas për një Kosovë më të gjelbër

Gentiana Alija Shala, inxhiniere e elektroteknikës, është gruaja e parë në Kosovë që udhëheq një kompani në sektorin e energjisë së ripërtërishme.

Ajo projekton dhe dizajnon sisteme të paneleve diellore që gjenerojnë rrymë, si për ekonomi familjare, ashtu edhe për biznese.

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Gentiana thotë se ka shumë arsye për të mbështetur energjinë diellore: është e pastër dhe ka kosto më të ulët.

Go to TOP