Zogaj ironizon ministrin Murati: Rritja e depozitave bankare nuk është arsye për mburrje
Nënkryetari i Prishtinës, njëherësh kryetari i Degës së Tretë të LDK-së, Alban Zogaj, ka ironizuar ministrin për deklaratat lidhur me rritjen e depozitave bankare, duke theksuar se kjo nuk është një tregues për t’u mburrur.
Në një postim plot humor, Zogaj argumenton se rritja e depozitave shpesh sinjalizon ulje të konsumit, mungesë investimesh dhe pasiguri ekonomike.
Ai ka theksuar se në Kosovë, depozitat për kokë banori janë vetëm rreth 2000 euro, shumë më të ulëta krahasuar me Eurozonën, ku shifra arrin rreth 40,000 euro.
Zogaj i ka sugjeruar ministrit që të dalë dhe të flasë më shumë me bizneset për realitetin ekonomik. /Kosova.info/