Zjarri në Tregun e Gjelbër, policia jep detaje

Një pjesë e Tregut të Gjelbër në Prishtinë është kapluar nga zjarri në mbrëmjen e sotme.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Ajo shtoi se policia e zjarrfikësit ende ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Go to TOP