Zjarri në objektin e IML-së, policia jep detaje

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore është përfshirë mbrëmë nga një zjarr.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe se nuk ka pasur të lënduar.

“Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Ndryshe Ministria e Drejtësisë mbrëmë njoftoi për këtë incident në IML.

“Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas MD-së, personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /Kosova.info/

Go to TOP