Zjarr në Klinikën Infektive në Beograd, vdes një person

Një zjarr ka përfshirë mbrëmë objektin e Klinikës Infektive në Beograd.

Për të shuar këtë zjarr mësohet të kenë ndërhyrë 10 makinë të zjarrfikësve, me 38 punonjës.

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre mësohet se në vendngjarjes është gjetur një trup i pajetë.

Përpos kësaj një grua është transportuar për në Akademinë Ushtarake Mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar.

Zjarri kishte përfshirë objektin në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë se si erdhi deri tek incidenti.

Go to TOP