Trump: Sulmuam Iranin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit u kryen “në nder të” tre ushtarëve amerikanë të vrarë ditët e fundit, dy në Jordani dhe një në Irak.
Në orët e para të së hënës, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte nisur një valë të re sulmesh për natën e nëntë radhazi, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në disa zona të Iranit, raporton BBC.
Sipas autoriteteve amerikane, objektivat ishin baza ushtarake dhe rrjetet e komunikimit, me qëllim që të “dobësohen më tej” sulmet e Teheranit ndaj anijeve që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit.
