Zidane vendos kushtin e parë për të marrë drejtimin e PSG-së: Cristiano Ronaldo

Mundësia e largimit të trajnerit Mauricio Pochettino dhe arritjes së Zinedine Zidane në fundin e sezonit, duket gjithmonë e më afër.

Ish trajneri i Realit është i interesuar që të marrë drejtimin e “Parisinëve”, por tashmë ka vendosur disa kushte.

Sipas “Daily Mirror”, kërkesa e parë raportohet të jetë ylli i Man Unitedit, Cristiano Ronaldo, që nuk është duke kaluar kohën më të mirë te “Djajtë e Kuq”.

Zidane gjithmonë ka punuar me portugezin te Real Madrid dhe ka besim të plotë që do jetë lojtar kyç në skuadrën franceze.

Raporti i Ronaldos me Zidanen vazhdon të jetë i mahnitshëm, ngase edhe lojtari provoi ta bindte teknikun francez të merrte drejtimin e PSG-së.

PSG ka provuar të transferojë Ronaldon edhe në të kaluarën, mirëpo me transferimin e Messit, marrëveshja nuk u arrit, por në verë mund të bëhet realitet.

Duke marrë parasysh edhe që Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet PSG-së, Zidane do dëshironte një sulm si Messi, Neymar dhe Ronaldo.

Go to TOP