​Zjarr gjatë natës në Pejë, shkaktohen dëme të mëdha në një servis automjetesh

Një zjarr i madh ka përfshirë parkingun e një servisi në fshatin Katundi i Ri në Pejë, ku janë djegur një kamion dhe një autobus, ndërsa janë dëmtuar edhe disa automjete tjera.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 maj 2026, rreth orës 03:45, kur njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur flakët në parkingun e servisit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit për të trajtuar rastin dhe për të hetuar shkakun e incidentit.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar pjesa ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti po hetohet.


Go to TOP