Zhaklin Lekatari mbështet Santianën në Big Brother VIP Kosova 2

Duket se Zhalin Lekatari ka një banor të preferuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2 ka bërë një postim në InstaStory, të cilin ia dedikon konkurrentes Santiana Maloku.

E njëjta ka treguar përkrahje për banoren e këtij formati, teksa thotë se i pëlqen shumë loja e saj.

“Më pëlqen shumë Santiana. E fuqishme, grua e fortë”, ka shkruar ajo.

Ajo siç shihet është një ndjekëse e këtij reality shou, ndonëse e njeh mirë edhe formatin.

Zhaklin tashmë shquhet për komentet që bën dhe për atë se flet pa doreza.

Vlen të ceket se edicioni i tretë i Big Brother do të nisë më 13 janar 2024.

Go to TOP