Zgjerohet Linja 15, transporti publik arrin deri në Qafën e Prapashticës
Nga nesër, transporti publik në Prishtinë do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se përmes zgjerimit të Linjës 15, do të mundësohet lidhje më e mirë e fshatrave të Gollakut me Prishtinën, duke lehtësuar qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.
Sipas njoftimit, linja do të përfshijë destinacionet Prapashticë, Qafa e Prapashticës, Gllogovicë dhe Hajkobillë, ndërsa pikënisja do të jetë nga stacioni te Xhamia e Llapit në Prishtinë.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit
“Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit zyrtar të NPK “Trafiku Urban”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
