Gashi nga Obiliqi: Të bashkuar deri në fund për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, me numër 31 në listën zgjedhore, ka falënderuar qytetarët e Obiliqit për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm gjatë fushatës elektorale.
Përmes një mesazhi publik, Gashi theksoi se rrugëtimi i përbashkët ka qenë i mbushur me sfida, sakrifica dhe punë të palodhshme, por edhe me suksese e fitore të arritura së bashku.
“Sot, më shumë se kurrë, ndiej forcën e unitetit tonë dhe bindjen se së bashku mund ta çojmë përpara çdo synim”, ka deklaruar ai.
Gashi u shpreh mirënjohës për energjinë, mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, duke theksuar se këto janë motivi kryesor për të vazhduar angazhimin e tij politik.
Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen LDK-së në ditët e fundit të fushatës, duke kërkuar mbështetje për numrin 113 të subjektit dhe numrin 31 të kandidaturës së tij për deputet. /Kosova.info/
