Zeqiri: Barna veterinare për “shërimin” e autizmit janë rrezik direkt për jetën e fëmijëve

Mjeku veterinar Bujar Zeqiri ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve se barnat për kafshë mund të “shërojnë” fëmijët me autizëm duke i cilësuar këto pohime si krim moral dhe rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e fëmijëve.

Zeqiri ka theksuar se përhapja e gënjeshtrave se barna veterinare mund të shërbejnë si trajtim për autizmin nuk ka asnjë bazë shkencore dhe nuk përbën teori alternative, por dezinformim të rrezikshëm. Sipas tij, autizmi nuk është sëmundje dhe nuk shërohet me ilaçe, e aq më pak me barna veterinare, të cilat mund të shkaktojnë dëme të parikuperueshme tek fëmijët.

Ai ka akuzuar personat që promovojnë këto pretendime se po luajnë me dhimbjen e prindërve dhe po ushqejnë frikë dhe mashtrim në shoqëri.

“Mjaft me eksperimente mbi fëmijët. Mjaft me dezinformim. Shkenca nuk është opinion”, ka deklaruar Zeqiri duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përhapjes së këtyre pretendimeve dhe reagim institucional ndaj rasteve të tilla. /Kosova.info/


Go to TOP