Zeka kërkon që të kthehet dënimi me vdekje

Analisti politik, Milaim Zeka, në lidhje me vrasjen e gruas 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, ka kërkuar rikthimin dënimit me vdekje.

Ai ka thënë se këtë e aplikon edhe Japonia dhe duhet të zbatohet në Kosovë dhe Shqipëri.
“Edhe Japonia e ka denimin me vdekje Kot vajtojme per kete vrasje kaq te rende. Kot qyrravemi. E vetmja zgjidhje per Kosoven dhe Shqiperine eshte kthimi i denimit me vdekje. Japonia e ka, pse te mos e kemi ne”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Vrasja që ndodhi të mërkurën brenda oborrit të QKUK-së ka tronditur opinionin kosovar.

I dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Go to TOP