Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë nga ora 11:00
Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka njoftuar se të martën do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.
Sipas ministrisë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar arrin në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në njoftim thuhet se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. /Kosova.info/
