Zëdhënësi i PDK-së: Amerikanët dhe britanikët po e mbrojnë Kosovën nga Kurti

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, duke folur për situatën në veri, shprehet se amerikanët dhe britanikët po e mbrojnë Kosovën nga kryeministri Albin Kurti,

Sipas tij, ata gjithashtu po e mbrojnë shefin e qeverisë nga vetja e tij ose mendësia e tij e vjetër politike.

“Ajo çfarë po ndodh me amerikanët, britanezët e të tjerët është se ata po e mbrojnë Kosovën nga Albin Kurti, po e mbrojnë Albin Kurtin nga mendësia e tij e vjetër politike opozitare që ka ardh në Qeveria”, u shpreh ai.

“Se janë të vetëdijshëm që ky njeri ka shku përdore me fitu aq sa ka fitu. Ata e dinë , por s’duan ta dëmtojnë Kosovën se po e dëmtove një kryeministër e determinohet edhe dëmtimi i atij vendi. Amerikanët po e mbrojnë Kosovën nga Kurtin, Kurtin nga vetja e tij”.

Go to TOP