Zëdhënësi i KEDS-it: Bora mundet me ra, ama ditë bash të bardha nuk po na presin

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare.

Buzhala në një postim në Facebook ka shkruar se energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.
Ai ironizoi me gjendjen me energjinë elektrike, duke thënë se borë mund të bjerë ‘por ditë bash të bardha nuk po na presin’.

Postimi i plotë:

Pa dashur t’jua tërheq vëmendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupua, desha t’ju tregoj qe çmimet e rrymës jane dyfishua ne berzat ndërkombëtare, kane mbërri ne gati 500 euro per megavat. Te njejten kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra jane rreth 160 megavat ne ore minus. Vetem energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro ne dite ne tregjet ndërkombëtare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin.

Go to TOP