Ylli Dervishi – Buci, konkurrenti i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2

Publiku ka vendosur që konkurrenti, i cili duhet që menjëherë ta ndërpresë garën për çmimin e madh është Ylli Dervishi – apo Buci.

Buci ka qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, që prej nisjes së spektaklit.

Rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur me plot situata nga më të ndryshmet, derisa i njëjti u ka shpëtuar një sërë nominimeve.

Pothuajse të gjithë banorët votuan Bucin si konkurrenti që duhet të eliminohet sonte nga BBVK

Nikoqirët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova kanë pyetur banorët se cili prej konkurrentëve të nominuar duhet të eliminohet sonte.

Shumica dërmuese votuan për Bucin, derisa Shqipja zgjodhi Blerandon.

Buci mezi flet nga emocionet: Nuk e prita eliminimin 

Pasi Ylli ka lënë shtëpinë më të famshme në vend, ai është mirëpritur në studio nga publiku dhe dy moderatorët Jonida dhe Alaudini.

Ai ka përshëndetur të gjithë mirëpo ka pasur shumë emocione pasi nuk e kishte pritur fare që do të dilte nga shtëpia.

Ai gjithashtu iu ka uruar banorëve shumë suksese.

Anita ia thotë troç Bucit: Nuk e ditet matematikën, prandaj je jashtë

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, e ka komentuar lojën e Bucit brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Ajo i tha Bucit se prej kur e ka prishur aleancën me Santianën, ai më nuk ka bërë aleanca me tjetër kënd dhe kjo e ka dobësuar paksa në lojë, ndonëse i tha se loja e saj është e mirë.

“Loja jote ka qenë shumë lojë interesante, ka qenë shumë korrekte, ke qenë shumë i mirë, ke pas aftësi që çdo situatë ta kthesh në favor tëndin”.

“Ti je penalizuar thjeshtë nga një nominim kaq të fortë dhe fatkeqësisht më vjen keq, nuk keni ditur të bëni matematikën, dhe prandaj je jashtë”, ka thënë Haradinaj.

Buci pas eliminimit, thotë se “Santiana duhet ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP Kosova”

Konkurrenti i eliminuar i javës, Buci ka dhënë një deklaratë bombastike në spektaklin ‘Prime’, derisa iu drejtua një pyetje e vështirë.

“Kush e meriton të fitojë këtë edicion të BBVK?”, ishte pyetja drejtuar Bucit.

Dhe përgjigja e tij ishte e thjeshtë – “Santiana”, tha ai.

Momentet më të mira të Bucit brenda Big Brother VIP Kosova

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material dedikuar Bucit, pasi ky i fundit u eliminua nga gara.

Brenda klipit janë përfshirë momentet më të mira të Bucit përgjatë aventurës televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Komentet e Santianës pas largimit të Bucit 

Santiana ka dhënë komentin e saj pas largimit të Yllit nga shtëpia.

Ajo fillimisht ka falënderuar publikun që e kanë votuar.

Më pas ajo ka thënë se nuk e ka përshëndetur Yllin dhe se vetëm i ka thënë “bye bye Buci”.

Go to TOP