Xhamia e madhe, do të jetë edhe e ngrohtë!

Termokosi është duke punuar në kyçjen e ngrohtores në Xhaminë e Re në Dardani. Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi i “Termokos”, Fisnik Osmani, i cili së bashku me Sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu dhe bashkëpunëtor, ishin në vendpunishten ku po ndërtohet xhamia e madhe në Prishtinë.

“Takuam ekipet e inxhinierëve për të diskutuar detajet rreth kërkesës termike të objektit! Termokos, së shpejti do të fillojë punimet për të krijuar kushtet e nevojshme për kycjen e xhamisë në rrjetin e ngrohjes qëndrore! Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP