Xavi e mbyllë me fitore te Barcelona

Xavi Hernandez ka pasur një fund triumfues si trajner i Barcelonës, duke udhëhequr skuadrën katalanase drejt fitores 1-2 në fushën e Sevillas të dielën.

Ndeshja në “Estadio R. Sanchez Pizjuan” ka nisur vrullshëm, ku pas vetëm pesëmbëdhjetë minutash loje, Robert Lewandowski ka gjetur rrjetën duke shënuar golin e parë për Barcelonën. Megjithatë, gëzimi i katalanasve ka zgjatur vetëm pesëmbëdhjetë minuta, pasi En-Nesyri ka arritur ta barazojë rezultatin për Sevillan.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1, por në pjesën e dytë Barcelona ka arritur të thyejë përsëri mbrojtjen e fortë të Sevillas të drejtuar nga ish-legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos. Në minutën e pesëdhjetë e nëntë, Lopez ka shënuar golin e dytë për Barcelonën, duke vulosur edhe fitoren. 

Në tabelën e kryesuar nga Real Madrid, Barcelona ka përfunduar sezonin në vendin e dytë me tetëdhjetë e pesë pikë, ndërsa Sevilla gjendet në pozicionin e katërmbëdhjetë me dyzet e një pikë.

Siç është njoftuar më parë, ky ishte takimi i fundit i Xavi si trajner i Barcelonës. Në mënyrë të ngjashme, edhe trajneri i Sevillas, Sanchez Flores, do të largohet nga pozita e tij pas këtij sezoni.

Go to TOP