Vuçiq për vizitën e kreut të CIA-s në Beograd: Një takim i rëndësishëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se temat e bisedës së tij me drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns, ishin të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe rajonit.

“Ata shprehën qëndrimet e tyre, ne i shprehëm qëndrimet tona. Ishte një takim i dobishëm, i sjellshëm dhe i rëndësishëm. Kjo është gjithçka që mund të them për këtë çështje”, ka theksuar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin me kreun e CIA-s.

Vuçiq ka deklaruar se kur flitet me të ftuarit mund të shihet nëse ata duan publikun apo jo.

“Ne si shtet serioz e konsideruam këtë si mënyrën më të mirë të mundshme dhe amerikanët, si shteti më serioz në botë së bashku me Kinën, e konsideruan këtë si mënyrën më të mirë të mundshme për të vijuar vizitën”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar faktin se pas vizitës së kreut të CIA-s në Beograd, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.

Gjatë vizitës së tij në rajon, drejtori i CIA-s vizitoi fillimisht Sarajevën. Ai pati takime atje me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, anëtarë të Presidencës së BeH, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të BeH.

Mediat në serbe raportojnë se një zyrtar i qeverisë amerikane ka konfirmuar ata diskutuan çështje me interes të përbashkët, të cilat përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Gjithashtu, raportohet se ata diskutuan për “retorikën dhe veprimet shqetësuese secesioniste të Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe Qeverisë së Republika Serbe” i tha një zyrtar i qeverisë së SHBA për N1 në Sarajevë.

Pas vizitës së tij, Dodik ka deklaruar se Republika Serbe kurrë nuk e kundërshtoi sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se shkëputja nuk ishte kurrë politikë e atij entiteti.

Pas Sarajevës ai ka shkruar në Beograd dhe nuk kishte asnjë informacion zyrtar për vizitën e tij. Burimet e gazetyës Danas-it thonë se ai organizohet nga Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA), me në krye Vladimir Orliq.

Pas vizitës në Beograd, Burns ka shkuar në Prishtinë, ku të enjten është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ku në takim ka qenë edhe drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti. Ai të premten është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Go to TOP