Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia gjendet në një situatë të vështirë gjeopolitike dhe se ka presione të mëdha rreth Kosovës.

Këto komente ai i bëri në një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Serbia ndodhet në një situatë të vështirë gjeopolitike, këto presione janë të mëdha rreth Kosovës dhe do të vazhdojnë. Disa të huaj nuk po e rrëzojnë Serbinë për shkak të Vuçiqit, por po e rrëzojnë një pjesë të Vuçiqit për shkak të Serbisë”.

“Për ta është e rëndësishme që Serbia të jetë sa më e dobët. Duhet të punojmë që Serbia të jetë më e fortë”, tha kreu i shtetit serb.

Go to TOP