Salih Murat: Ligji i propozuar synon përjashtimin dhe asimilimin e turqve në Maqedoninë e Veriut
Deputeti Salih Murat ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për të ashtuquajturin “Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Proporcional”, duke e cilësuar atë si antikushtetues, antidemokratik dhe të imponuar.
Murat tha se në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij në emër të komunitetit turk, duke theksuar se të gjitha partitë politike turke, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, organizata ombrellë MATÜSİTEB me mbi 70 anëtarë, si dhe shoqata e klube të ndryshme intelektuale, e kanë kundërshtuar hapur këtë ligj.
Sipas tij, qëllimi i projektligjit është përjashtimi i turqve nga sistemi dhe, në plan afatgjatë, asimilimi i tyre. Murat deklaroi se dihet se kush e ka hartuar këtë nismë dhe kritikoi edhe koalicionin VLEN, për të cilin tha se po luan rolin e një “partneri kukull” në këtë proces.
