Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore

Vlerat e një shteti dhe qytetarëve të tij janë esenciale nëpasqyrimin e identitetit social, material, shpirtëror dhe kulturorpara botës. Trashëgimia kulturore e Republikës së Kosovës ështëpasuri e madhe dhe e pazëvendësueshme në paralelet e shkëmbimeve ndërkulturore me vendet e pasura që nga kulturakanë krijuar shtyllat e identitetit europjan dhe botëror. Vlen tëpërmendet se Italia në shkallë globale ka krijuar pozitë dhe emërprandaj edhe rastet e prezentimit të vlerave tona kulturore nëgadishullin Apenin mund të kuptohen edhe si sfidë e madhe e përballjes qytetëruese të dy popujve që historia jo rrallë i vuripranë dhe përballë njëri-tjetrit.

Mirëpo për diplomacinë kosovare në Itali duket se dëshira e prezentimit të pozitives nga tradita si dhe thyerjes sëparagjykimeve të mbrapambetura që nganjëherë kushtëzojnëvlerësimin objektiv të artit dhe kulturës paralelisht me ofertattjera vlerësuese mbi mundësitë e hapjes dhe bashkëpunimit tëndërsjellë, kohëve të fundit po gjen hapësirë dhe vend. Kështundodhi edhe në qytetin Milano ku konsulli i përgjithshshëm iRepublikës së Kosovës, z.Diamant Kastrati, të dielen me 21 majkishte organizuar një takim publik në Qendrën kulturore-religjioze Ambroziano, ku ishin ftuar miq italianë si dheveprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare si përfaqësues tëshoqatave kulturore shqiptare, shkollave të mësimit plotësues nëgjuhën shqipe, etj.

Në hyrje të sallës mysafirët e nderuar u pritën me respekt dhebujari nga konsujt e nderuar z, Driton Blakçori dhe z.BesnikMaxhera, kurse salla e mbushur plot ishte tregues i interesimit tëmadh për të marrë pjesë në prezentimin e madh të krijimtarisëletrare dhe publicistike të njërit nga personazhet mëemblematike të Kosovës në gjysmëshekullin e fundit, shkëlqesisë së tij Don Lush Gjergjit i cili kishte ardhurnga Kosova në Milano për të promovuar disa nga librat e tijkushtuar figurës së ndritshme të shenjtores dhe nobelistesshqiptare Shën Nënë Terezës.

Tubimin e hapi konsulli i përgjithshëm, z.Diamant Kastrati, i cilitha : Është nder i veçantë për mua, të hapë këtë prezantim tëveprave të botuara kushtuar Nënë Terezës, për arsye se vetë faktiqë kemi të bëjmë me një person shumë unik siç ishte NënëTereza, dhe fakti që kemi të bëjmë me një shkrimtar, veprimtartë shquar dhe biograf të Nënë Terezës, siç është Don Lush Gjergji, e bënë këtë ngjarje shumë herë me të rëndësishme dhena mundëson të kujtojmë së bashku, veprën e madhe jetësore tëcilin ajo ia dhuroi njerëzimit”.

Me respekt duke folur për punën kolosale të Don Lush Gjergjit, konsulli Kastrati tha se ky prezentim i sotëm është një hap ivogël në krijimin e kujtesës kolektive për Nënën e madhe ShënTerezën shqiptare dhe shprehu mirënjohjen e madhe për autorindhe librat e tij. Prandaj themi me krenari se Nënë Tereza paraqetjo vetëm simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit, por edhenjë fat të madh historik, të cilin ne, pasardhësit e saj, duhet ta kujtojmë çdo ditë e ta themi me zë të lartë se ajo u shndërrua nëfytyrën morale të njerëzimit, duke e shfaqur traditën morale tësaj e të familjes, dhe traditën e popullit të vet shqiptar.

Kjo duhet të jetë arsyeja që ne të mos reshtim së theksuari emrine saj, mësimet e saj, personalitetin e saj të jashtëzakonshëm dhetë jemi krenar që botës ia kemi ofruar shembullin e gruasshqiptare të quajtur, Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, e përkushtuar skajshmërisht ndaj njerëzve dhe e gatshme që çdoherë të sakrifikojë për të tjerët.

Z, Kastrati duke e prezentuar autorin ai ua kujtoi të pranishmëvese Don Lush Gjergji është një prift katolik shqiptar nga Kosova, që ka jetuar dhe studiuar për shumë vite në Romë. Është gazetardhe autor i shquar, bashkëpunëtor në revista dhe magazina tëndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, ai ështëanëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar iGazetarëve Katolikë të Evropës dhe anëtar i AkademisëEvropiane të Shkencave dhe Arteve.

Nderimet e rastit duke shprehur konsideratë me fjalë tëzgjedhura i bëri edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës nëItali, Sh.S., zonja Lendita Haxhitasim e cila nënvizoi respektin e madh për punën dhe veprimtarinë e madhe të biografit dhemikut të Nënë Terezës.Ajo e falenderoi Don Lushin i cili kishteardhur të nderonte me praninë e tij dhe dëshminë e gjallë dhe tëçmuar mbi jetën dhe veprën e shenjtores tonë, Nënë Tereza.

Don Lushi mori fjalë dhe me një gjallëri dhe stil komunikuesvëllazëror foli për simbolin e madh të dashurisë njerëzore e cilarrezatoi kudo në botë vlerat e trashëguara në familjen e NënësDrane dhe babës Kolë Bojaxhiu. Gonxhe Bojaxhiu ishte dhe do të mbetet motiv i krenarisë dhe bujarisë, si dhe udhërrëfyese përnjerëzit shpirtmirë, të devotshëm dhe të gatshëm të sakrifikohenpër mirëqenien e të gjitha shtresave të popullsisë kudo në botë,

Don Lushi dha përshkrime të hollësishme dhe besnike të fazavetë njohjes dhe të shoqërimit me Nënën e madhe Terezë, duke përshkruar emocionin e veçantë kur me 10 dhjetor 1979 në Osllotë Suedisë ajo pranoi çmimin Nobel për Paqe. Poashtu foli përmisionin e saj që kudo që shkoi ishte simbol i bamirësisë dhehumanizmit, duke u takuar edhe me njerëzit më me ndikim nëbotë të cilët e nderuan dhe i premtuan se do të angazhoheshinpër shtresat e emargjinuara skajshmërisht të çdo vendi.

Edhe Papa Gjon Pali i II kishte një konsideratë të veçantë përmurgeshën shqiptare dhe e kishte lutur në emrin e tij dhe të tërëkishës që të shkonte kudo për të ungjillizuar dhe dëshmuardashurinë e Zotit për të gjithë.

Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj bëri gjithçka që të mbilltedashurinë mes njerëzve ndaj Zotit dhe më të dobtëve,të varfërve, të pastrehëve, të sëmurëve, etj. Ajo i dhuroi njerëzimit dashuriprej nëne duke u shëndërruar në simbol universal duke shpërndarë vlerat e edukatës familjare dhe kombëtare shqiptarekudo dhe dëshmoi rëndësinë e parimeve morale e zakonore tonasi nderi, bujaria e ndihma për të varfërin që janë ekzistencialedhe universale.

Vlerën artistike të lutjeve dhe bekimeve të Nënë Terezës publikue ndjeu me recitimin e shkëlqyeshëm të poezisë së saj nga dy tërinj: zonjusha Ema Kastrati dhe Eraldo Stafa, në gjuhën shqipedhe italiane.

Më pastaj pati bashkëbisedim të autorit Don Lush Gjergji me publikun të cilët e falenderuan për ligjeratën e mbajtur dhe përkontributin e dhënë në ndriçimin e veprës dhe jetës së NënëTerezës. Fjalë respekti dhe mirënjohje foli edhe konzulli ipërgjithshëm i Kroacisë z. Ribic i cili kishte ardhur bashkë me konsullin e Sllovenisë dhe të Bosnje-Hercegovinës me ftesën e mikut të tyre z. Diamant Kastrati.

Poashtu edhe konsulli nga Shqipëria, z. Rrezart Shkëmbi foli përautorin dhe të madhen nënë të njerëzimit, Gonxhe Bojaxhiun. Diskutimi vazhdoi edhe me përshëndetjen që Gëzim Muçolliveprimtar nga Padova, ia dedikoi autorit Gjergji në shenjë tëmiqësisë shumëvjeqare duke rikujtuar edhe njëherë qëndrimin e drejtë e dinjitoz që ka mbajtur Don Lushi edhe në kohët më tëvështira duke qenë burim i vlerave dhe energjisë pozitive edhepër studentët e viteve tetëdhjetë si dhe që nuk u nda asnjë hap nga fati i popullit tonë të vuajtur.

Duhet përmendur se atë ditë në Milano për ta dëgjuar dhepërshëndetur Don Lushin kishion ardhur veprimtarë tëshoqatave dhe shkollave shqipe si dhe krijues dhe artista qëkudo po e ngritin lart emrin e popullit shqiptar, si Faik Tafollinga Montebelluna, Ferat dhe Miradije Avdullahu nga Arzignanoe Viçencës, Ragip Thaqi dhe Avdi Beqiri nga Bassano del Grappa, Anila Hoxha-Gjermeni nga Milano, Petrit Aliaj ngaFederata e shoqatave të Shqipërisë, zonjat Dava Gjoka dheAntoneta Nushi, Isuf Zenelaj nga Montebelluna dhe avokateErmira Zhuri nga Trevizo,e shumë të tjerë.

Poashtu ishte i pranishëm edhe një përfaqësues nga shtëpiabotuese “Velar” nga Bergamo e cila ka publikuar shumicën e librave të Don Lushit në italishte i cili kishte sjellur shumë libra të cilat publiku i bleu me kënaqësi.

Në fund të takimit konsulli i përgjithshëm me bashkëpuntorët e tij për të nderuar pjesëmarrësit e takimit ofruan një koktej rastinë ambientet e bukura të kopshtit të Qendrës Ambroziano.

Go to TOP