Vuçiq e akuzon se e ka “dorëzuar” Kosovën, Jeremic do ta dëshmojë se ka qëndrim radikal

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, e kishte akuzuar Vuk Jeremicin si fajtor për humbjen e betejës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, institucion ky që vërtetoi si të ligjshëm dhe të drejtë aktin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duket se një akuzë e tillë e Vuçiqit vazhdon ta gërryen Jeremicin, i cili tash si opozitar bën deklarime radikale sa i përket Kosovës.

Politikani serb, Vuk Jeremic, i cili edhe drejton partinë popullore të Serbisë, ka thënë se Serbia sa të ekzistojë si shtet nuk duhet të dorëzohet asnjëherë për Kosovën, shkruan N1.

“Për Serbinë, Kosova është shumë më shumë se një çështje diplomatike e ndërkombëtare. Kur jemi tek Serbia, ne kurrë nuk duhet të dorëzohemi sa i përket Kosovës në aspektin e identitetit, kulturës, territorit, sigurisë, sado gjatë që të ekzistojmë si shtet”, ka thënë Jeremic në këtë intervistë.

Politikani serb ka folur edhe për takimin që po mbahet sot në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnader Vucic. Jeremic ka thënë se nuk mendon që ky është takim mbi të gjitha takimet, dhe se sipas tij është vetëm një prej takimeve të radhës.

 “Unë nuk e ndaj mendimin se ky takim [Kurti dhe Vuçiq] është takimi i të gjitha takimeve. Përkundrazi, do të jetë një tjetër me radhë. Ne kemi pasur situata të tilla edhe më parë. Kam pasur diskutime me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë gjatë ditëve të fundit dhe mendimi i tyre është se nuk mund të ketë përshkallëzim. Natyrisht, fjala “kurrë” nuk duhet përdorur kurrë dhe është shumë e rëndësishme që të jemi vigjilentë në këtë drejtim”, ka thënë Jeremic.

Tutje Jeremic ka thënë se Serbia mund të propozojë OKB-së një rezolutë për respektimin e integritetit territorial të shteteve që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se në një rezolutë të tillë duhet përmendur në mënyrë eksplicite edhe Republika e Kosovës.

“Duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë dhe gjetkë në planet, një rezolutë e tillë, e cila nuk do të duhej të përmendte në mënyrë eksplicite Kosovën, mund të kishte një shumicë të lehtë për miratim në Asamblenë e Përgjithshme”, ka thënë ndër të tjera Jeremic.

Go to TOP