Vrasja e 35-vjeçares, Musliu pas reagimit të Kurtit: Shqetësohem për shëndetin mendor të kryeministrit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thenë se është duke e shqetësuar për shëndetin mendor të kryeministrit Kurti.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas postimit të mbrëmshëm të kryeministrit të vendit, lidhur me vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë.
“Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të Kryeministrit të Kosovës!”, shkroi Musliu.

Kryeministri Albin Kurti në reagimin e mbrëmshëm për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë, tha se “dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, gjë e cila ngjalli reagime të shumta.


Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kritikoi Kurtin për ndërlidhjen që bëri të rastit mbrëmë me armiqtë e vendit.

“Kryeministër, fshije këtë status dhe kërko falje”, tha Çitaku.

Go to TOP