“E qëlloi derisa e mbyti krejt”, motra e viktimës rrëfen se si ia vranë motrën shtatzënë mbrëmë

Motra e shtatzënës e cila u vra mbrëmë pranë objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë ka rrëfyer detaje se si dyshuari Sokol Halili e ka privuar nga jeta viktimën.
Ajo rrëfen se i dyshuari fillimisht e kishte qëlluar me armë pas kokës motrën e saj dhe kur e njëjta ishte rrëzuar në tokë, dorasi kishte qëlluar edhe disa herë mbi të.

Ajo rrëfen se viktima pritej që sot të sillte në jetë fëmijën e saj.

“E ka vra mas kreje me armë, niherë i ka mshu e e ka rrëzu, tani s’dyti herë i ka mshu edhe 3-4 herë edhe e ka mytë krejt…. Motra ka pasë me lindë sot”, ka rrëfyer ajo.

I dyshuari për këtë krim ndodhet ende në arrati.

Viktima dhe i dyshuari ishin në proces divorci. I njëjti ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

Go to TOP