Viktima që ndërroi jetë në Aeroportin e Prishtinës është shtetas zviceran, kishte ardhur mysafir në Kosovë
Një shtetas zviceran, rreth 70-vjeçar, ka ndërruar jetë dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas burimeve të Insajderit, viktima ka ndërruar jetë papritur teksa po kryente procedurat e check-in-it për fluturim.
Ai kishte qenë mysafir në Kosovë.
