VIDOE/ Të shtëna armësh para Komunës në Zveçan

Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Situatë e tensionuar në Veri, a po përgatiten barrikada të reja atje?

Serbët duket se kanë një plan për ta tensionuar situatën në Veri të vendit, në përpjekje për ta penguar punën e kryetarëve të rinj të komunave. Alarmi është ndezur, e qytetarët kanë filluar të mblidhen para kuvendeve komunale në katër komunat me shumicë serbe. Burime të Express thonë se autobusët që ishin nisur për të marrë pjesë në mitingun e Vuçiqit në Beograd që mbahet sonte, kanë marrë urdhër që të kthehen. A po përgatitet skenari i kohë pas kohshëm serb atje; vendosja e barrikadave?

Serbët e Veriut kanë ndezur alarmet në pjesën Veriore të Mitrovicës, që ndryshe është thirrje për banorët që të mblidhen. Këto janë informatat e para nga pjesa problematike e vendit.

Duke reaguar pas betimit të Kryetarit të Mitrovicë së Veriut Erden Atiq, Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, pa ofruar prova, ka paralajmëruar  serbët nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet” për të ndalur represionin.

Mediat lokale atje, shkruajnë se janë mbledhur tashmë qytetarët para kuvendeve komunale. Kjo ndodh disa ditë pasi që të paktën dy nga katër kryetarët e komunave më shumicë serbe dhanë betimin; bëhet fjalë për kryetarë joserbë, që dolën nga zgjedhjet të cilat serbët i bojkotuan.

Go to TOP