VIDEO/ Pas sherrit të rëndë me Noizy-n, reagon këngëtari i njohur, shfaqet me lot në sy dhe tregon që nga të goditurat ka mbetur me pasoja

Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar se do të shkonte tek lokali i reperit Noizyt. Në momentin, që Cllevio mbërrin para lokalit të Noizy-t, ndodhi sherri mes tyre, ku reperi së bashku me disa anëtarë të grupit të tij e rrahin Cllevion.

Ky i fundit, ditën e sotme ka publikuar në “Instagram” disa video, ku shihet me lot në sy, teksa dëgjon këngën e tij. Ai gjithashtu ka bërë me dije se reperi e ka lënë me pasoja. Kujtojmë, që edhe Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral.

Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy.

VIDEO/ Pas sherrit të rëndë me Noizy-n, reagon
VIDEO/ Pas sherrit të rëndë me Noizy-n, reagon
Go to TOP