VIDEO/ Gabriela Uka nga Stublla e Vitisë triumfon në Kampionatin Kombëtar të Italisë në gjimnastikë ritmike

Emocioni ishte i papërshkrueshëm në mesin e sportistëve më të mirë të Italisë në gjimnastikë ritmike.

Në një ngjarje të mbajtur në Bologna, ku morën pjesë 95 sfidues në kategorinë individuale për moshën deri në 15 vjeç, Gabriela Uka nga Lecco, me origjinë nga Stublla (Kosovë), shkëlqeu me performancën e saj. Ajo triumfoi me medalje të artë dhe u cilësua si sportistja më e dalluar e garës kombëtare të Italisë për këtë vit. Ky sukses i jashtëzakonshëm shënoi historinë për të tretin vit radhazi si kampione./ Kosova.info

Go to TOP