Vetëvendosje uron Kurban Bajramin: Të qëndrojmë të bashkuar për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje! ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo në botë. Në mesazhin e saj, kjo festë vlerësohet si një thirrje për bashkim, solidaritet dhe përkushtim ndaj një shoqërie më të drejtë.

“Kjo festë na kujton sakrificën dhe fuqinë e solidaritetit që lidh njerëzit përtej dallimeve. Ajo na frymëzon të qëndrojmë të bashkuar, të punojmë me përkushtim dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe me më shumë mundësi për secilin prej nesh,” thuhet në urim.

Vetëvendosje! thekson rëndësinë e kujdesit për të tjerët dhe të përgjegjësisë kolektive për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.

“Kurban Bajrami na thërret të jemi pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes duke treguar me vepra dashuri dhe përgjegjësi. Vetëm së bashku mund të kalojmë sfidat dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.”

Në fund, Lëvizja u uron qytetarëve që kjo festë t’u sjellë “paqe në zemra, gëzim në familje dhe forcë për të ndërtuar ditët që vijnë me shpresë dhe besim.”

Gëzuar dhe me fat Kurban Bajramin!. /Kosova.info/


Go to TOP