Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka emëruar Ed Miliband në postin e Sekretarit të Punëve të Jashtme, si pjesë e kabinetit të tij të ri qeveritar.
Ai në të kaluarën është dëshmuar një mik i madh për shtetin e Kosovës.
“Me ndërhyrjen në Kosovë, ne shpëtuam jetën e dhjetëra mijëra njerëzve në atë vend”, kishte theksuar ai në vitin 2011 duke e cilësuar Kosovën si një nga shembujt më të suksesshëm të një ndërhyrjeje humanitare.
