LDK: Të kthehet Projektligji për pagën minimale, të arrihet kompromis

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha sot në Kuvend se nuk mund të sillen sikur nuk po ndodh asgjë jashtë objektit ku po mbajnë seancë, pasi veteranët e luftës po protestojnë.

Gashi para deputetëve të Kuvendit tha se në emër të LDK-së propozon që të ndërpritet trajtimi i Ligjit për pagën minimale dhe të arrihet kompromis për këtë çështje.

“Ne nuk duhet të sillemi dhe të veprojmë sikur gjithçka është normale jashtë kuvendit. E vërteta se një pjesë e rëndësishme e atyre që bën gjithçka për lirinë ndodhet në protestë”, tha ai, duke shtuar se faji është i Qeverisë që nuk ka diskutuar me shoqatat e dala nga lufta. 

Go to TOP