Vetëm në maj mbi 10 mijë persona vizituan muzeun “Onufri” në Berat

Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh gjatë majit të këtij viti.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat bën të ditur se “në maj të këtij viti muzeu u vizitua nga 10 081 vizitorë, ndërsa janë mbledhur 2.026.470 lekë, duke shënuar një dyfishim të numrit krahasuar me majin e 2022”.Sipas QKM Berat, në maj të vitit të kaluar muzeu u vizitua nga 4 628 vizitorë dhe u mblodhën 935.150 lekë.

“Gjatë majit muze pati një fluks të lartë vizitorësh nga e gjithë bota, ndërsa në ditët e para turistët që kanë vizituar muzeun janë nga Polonia”, thekson QKM Berat.

Muzeu Ikonografik “Onufri”, që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, e cila ka qenë katedralja e qytetit, që është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1 500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë./KultPlus

Go to TOP