Zyrtare: Reali e ‘lëshon’ Hazardin

Real Madridi dhe Eden Hazard kanë vendosur që të ndajnë rrugët.

Në komunikatën e lëshuar nga Reali, belgu do të lirohet nga klubi më 30 qershor.

“Real Madrid dëshiron të shprehë dashurinë për Eden Hazard dhe i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë fazë të re”, thuhet në njoftim.

Hazardi gjatë kohës në Real ka fituar tetë trofe: 1 Kupë Evropiane, 1 Kupë të Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Belgu me Real Madridin ka zhvilluar 76 paraqitje, teksa ka shënuar shtatë gola.

Go to TOP