Vesellinoviq: Zbuloni të vërtetën e plotë për tragjedinë në minierën e Soko

Beograd, 2 prill 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Kryetari e grupit kuvendare NDMBGD në Kuvendin e qytetit të Beogradit, Dobrica Vesellinoviq, tha se deputetët dhe këshilltarët e “Klubit të Majtë të Gjelbër – NDMBGD” nuk do të heqin dorë nga kërkojnë të zbardhet e vërteta e plotë për tragjedinë në minierën e Soko.

Duke folur me rastin e përvjetorit të aksidentit në të cilin humbën jetën tragjikisht tetë minatorë, ai tha se askush nuk mban përgjegjësi dhe po ashtu është skandaloze që rasti të mbulohet dhe të futet nën qilim.

“Kujtojmë dhe nuk do të heqim dorë nga sigurimi që familjet dhe publiku të marrin të vërtetën për këtë tragjedi dhe që fajtorët të mbajnë përgjegjësi. Neve na takon të krijojmë një shoqëri ku fitimi nuk është më i rëndësishëm se jeta e njerëzve”, tha Vesellinoviq dhe kujtoi se minatorët kishin ditë të tëra që paralajmëronin për rrezikun dhe se autoritetet i kishin injoruar paralajmërimet.

Klubi Parlamentar i Gjelbër-Majtas – NDMBGD i paraqiti një kërkesë Parlamentit të Serbisë në gusht 2022 për të formuar një komision hetimor që do të përcaktonte faktet e këtij aksidenti, si dhe përgjegjësinë e autoriteteve, por deri më sot nuk ka pasur përgjigje, thuhet në njoftim.

Go to TOP