Drita dhe Dukagjini triumfojnë në shtëpi

Janë mbyllur dy ndeshjet e ditës në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

Drita para shikuesve vendas e mposhti Drenicën duke u rimarr kreun e tabelës.

“Intelektualët” triumfuan me rezultatin 3-0.

Të tre golat e fitores, Drita i realizoj në pjesën e dytë.

Fillimisht Leonat Vitija i dha epërsinë ekipit të Arsim Thaqit kurse golin e dytë e shënoj Blend Baftiu.

Fitoren edhe më bindëse Drita e bëri kur Muharrem Jashari realizoj golin e tretë.

Drita gjendet në pozitën e parë në tabel me një pikë më shumë se Ballkani.

Ndërkohë tre pikë të reja i ka fituar edhe Dukagjini.

Ekipi nga Klina triumoj 3:1 në shtëpi ndaj Ferizajt.

Për Dukagjinit golat i shënuan Vitor Hugo, Marclei Santos dhe Oto John.

Golit e vetëm për miqt e realizoj Behar Bardhi.

Go to TOP