Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Vërshimet që tronditën Kosovën, procesohet pagesat për rreth 2 mijë familje të prekura

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të martën se janë procesuar pagesat për ekonomitë familjare të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2022 dhe 2023.

Ai ka bërë të ditur se gjithsej janë mbështetur 1 mijë e 905 familje.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”.

“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës rreth një muaj më parë ka ndarë 9 milionë euro për t’i ndihmuar komunat e prekura nga vërshimet.

Ministri Murati pati thënë se do të ofrohet ndihmë financiare 90 për qind për komunat e prekura, në krahasim me dëmet e vlerësuara.

Go to TOP