Veriu dhe raportet Kosovë-Serbi, temat për çka dezinformohet më së shumti
“Vlen të përmendet se në shumicën e rasteve, kur veriu është i qetë, stimulohet narrativi se serbët në Kosovë janë të kërcënuar, se ekziston një plan i fshehtë nga institucionet e Kosovë për të dëbuar serbët nga Kosova etj”, shtoi Osmani.
Ndërsa në rastet e vlerësimeve si “Clickbait”, Osmani thotë se raporti tregon që ndryshojnë fushat dhe temat që përdorën nga publikuesit.
“Në këto raste, publikuesit përdorin kryesisht temat që janë më tematike të momentit. Në shumicën e rasteve mund të thuhet se ato nuk kanë ndonjë agjendë, por thjeshte duan të shfrytëzojnë momentin për të nxitur klikime e lexime”, potencoi ai.
Sipas gjetjeve të raportit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, prin si personaliteti më i përfolur në përmbajtjet keqinformuese, i pasur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërsa, tek llojet e publikuesve, rezulton që mediat reale janë ato që publikojnë më së shumti përmbajtje keqinformuese, përfshi këtu edhe faktin se shumë media në gjuhën serbe që janë të përfshira në këtë raport për trajtim të keqinformimit, janë media të regjistruara dhe figurojnë si entitete juridike. Pasojnë mediat e dyshimta, që paraqiten si media, por të cilave u mungon aspekti ligjor e etik por edhe faqet, grupet e profilet në mediat sociale.
Në akseptin gjuhësor, mediat që publikojnë përmbajtje keqinformuese për dhe rreth Kosovës janë ato në gjuhën shqipe dhe pasohen nga ato në gjuhën serbe. Megjithatë, sipas raportit, rezulton se mediat në gjuhën shqipe kryesisht publikojnë “clickbait”, pra përmbajtje keqinformuese jo me tendencë propaganduese, ndërsa ato në gjuhën serbe publikojnë më shumë dezinformatë, që tregon se kanë për synim që të përcjellin agjendë keqinformuese.
Edhe te vlerësimet sipas fushës, tregon se mediat në gjuhën shqipe publikojnë përmbajtje që nxit më shumë lexueshmëri, pra si kronikë të zezë e sociale, kurse tek ato në gjuhën serbe, është kryesisht politika ajo që dominon.
Në këtë raport thuhet po ashtu se Facebook është platforma që përdorët më së shumti për keqinformim, por që po përcjellët shumë nga TikTok-u, rrejt ky social që ka një trend të rritjes në periudhën e fundit në këtë aspekt.
Raporti ka prekur edhe gjendjen e rregullimit të mediave. Sipas asaj që thuhej, prezenca e lartë e përmbajtjeve informuese në hapësirën digjitale, pothuajse po e bën të pamundur rregullimin në këtë ekosistem mediatik.
Në pjesën e diskutimit, panelistët Muhamet Hajrullahu nga Telegrafi.com, Pajtim Gashi nga NDI Kosovë, Alban Zeneli nga Universiteti i Prishtinës dhe Ardita Zejnullahu nga AMPEK, kanë diskutuar mbi aspektet e çrregullimit informativ sa i përket çështjeve rregulluese dhe vetrregulluese të mediave, ku u specifikuan problematikat kryesore dhe gjendja aktuale e mediave në Kosovë.
Nga të gjithë u bë thirrje që aspektet ligjore duhet të përmirësohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që kjo t’iu prijë proceseve vetërregulluese, etike dhe përmbajtjesore të ekosistemit të informacioni në Kosovë.
