Vedat Muriqi deklarohet për herë të parë si lojtar i Mallorcas

Vedat Muriqi është deklaruar për herë të parë si lojtar i RCD Mallorcas.

Reprezentuesi i Kosovës u largua nga Lazios në formë huazimi në drejtim të skuadrës spanjolle.

Përmes një postimi në Instagram, Muriqi ka përshëndetur klubin e ri dhe tifozët e tyre.

“Përshëndetje RCD Mallorca. Jam shumë i emocionuar për sfidën e re. Shihemi së shpejti në Mallorca Estadi”, thuhet në postimin e tij.

Muriqi vjen nga Lazio e Seria A, ndërsa më parë ka luajtur disa sezone në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje.

Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahcen. 

Go to TOP