Vdes papritur një person në Klinë

Policia njofton për vdekjen e një personi në Grabanicë të Klinës.

Sipas policisë, i ndjeri derisa ishte duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, papritur ishte rrëzuar në tokë. I njëjti ishte dërguar në QKMF, pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ka pasur sulm në zemër.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Fsh. Grabanicë, Klinë, 27.03.2023 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP