Vdes një person si pasojë e një vetaksidenti në Çagllavicë 

Mos përshtatja e kufizimit të shpejtësisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, dyshohet të jetë shkaktar i një vet-aksidenti në orët e para të mëngjesit të së shtunës

Përplasja me anësoret e rreth-rrotullimit në Çagllavicë, kishte pasoja fatale për njërin nga dy personat që ishin në automjet.

Vdekjen e tij, e konfirmuan ekipi mjekësor në vendngjarje.

Në Emergjencën e QKUK-së, televizioni e pati të pamundur të marrë një konfirmim për gjendjen e personit tjetër të lënduar, ndërsa, policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit.

“Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet-aksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i Trafikut”, ka bërë të ditur policia.

Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.

Go to TOP