Xhaka s’do të dënohet për festën ndaj Serbisë

Birraria Peja sot ka mirëpritur z. Martin Vickers të dërguarin e tregtisë në Ballkanin Perëndimor nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe disa deputetë të shquar te këtij vendi përgjatë vizitës së tyre dy ditore në Kosovë

Martin Vickers, deputet në Parlamentin Britanik dhe i dërguari i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregti në Ballkanin Perëndimor, Blake Judith, baroneshë e qytetit Leeds, si dhe Mathew Offord dhe Lisa Cameron, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Britanisë ne Kosovë Nicholas Abbott, vizituan fabrikën e Birra Peja në qytetin e Pejës, ku janë pritur nga menaxhmenti i kompanisë.

Granit Xhaka ishte protagonisti kryesor mbrëmë me një paraqitje fantastike si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj.

Kapiteni i Zvicrës festoi fitoren e 3-2 të së premtes kundër Serbisë duke veshur fanellën me numrin 26 të vendit të tij me emrin Jashari.

Por Xhaka mohoi se ishte ky veprim ishte politik. Ai këmbënguli se thjesht po ndante gëzimin me lojtarin e skuadrës zvicerane, Ardon Jashari, edhe pse mesfushori nuk luajti fare.

Ai tha: “Nuk ka fare mendim politik pas fanellës. Ardoni është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë”.

“Në moshën e tij, unë isha pothuajse aq larg sa ai ishte dhe ai kërkon shumë këshilla nga unë, kështu që i premtova se nëse fitonim do të vishja fanellën e tij”.

Mediumi britanik The Sun shkruan se pavarësisht këtij veprimi, FIFA nuk do të ndërmerr asnjë veprim ndaj Xhakës.

Xhaka ka qenë gjithmonë një kampion i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës, pasi babai i tij Ragip u burgos dhe u torturua për gjashtë muaj për pjesëmarrje në një demonstratë në ish-Jugosllavi.

Ai mbrëmë u përfshi edhe në një përleshje me futbollistët serbë, ku gjyqtari Fernando Rapallini, ndau 11 kartonë të verdhë, në mënyrë që ta mbajë kontrollin e ndeshjes.

Go to TOP