Katër të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Fushë Kosovë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në Bresje në Fushë Kosovë. Aksidenti ka ndodhur mes tri vetura në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, rreth orës 16:45.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje F.Kosovë). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë marrë me procedurat në vend-ngjarje”- ka thënë ai.

Go to TOP