Pajazit Jashari shpërthen kundër shënjester.net: “Mua nuk më tremb burgu, as thika e juaj! Veglat e Dobrica Çosiqit s’më trembin!”
Portali shënjester.net ka publikuar një postim kundër Pajazit Jasharit (i njohur edhe si Boik Breca), me titull:
“Kreut të ‘Lëvizjes së Deçanit’ i dridhen këmbët, distancohet nga faqja e tyre me postime anti-Islame”
Në përgjigje të këtij shkrimi, Pajazit Jashari ka dalë me një reagim të fortë e të drejtpërdrejtë, ku refuzon plotësisht akuzat dhe i quan shpifje.
Reagimi i tij i plotë:
Ky portali antishqiptar ka fillua ti jep zë gënjeshtrës. Unë Boik Breca, kurrë nuk pendohem për atë që kam bë, jam distancuar nga një faqe private e tekanjoze. Vazhdojë ti shoh me admirim e ti respektoj të gjitha organizatat, lëvizjet, grupet, individ e intelektual që i kundërvihen islamit politik dhe mbrojnë vlerat kombëtare e ato europiane. Mua nuk më tremb burgu! Mua nuk më tremb as thika e juaj! Nuk më trembën tash e tre vjet asnjë kërcnim për vrasje e heqje koke! Veglat e Dobrica Çosiqit, as në kohën e robërisë, e hiç më hiç tani në Kosovën e lirë, mund të më trembin. Poshtë faqezinjët! Rroftë qytetrimi europian! Rroftë shqiptaria!
Jashari e quan portalin “antishqiptar” dhe thekson se distancimi i tij nga një faqe private nuk do të thotë se është tërhequr nga qëndrimet e tij kundër islamit politik. Ai vazhdon të deklarojë se qëndron pranë të gjithë atyre që mbrojnë vlerat kombëtare dhe europiane, duke theksuar se as kërcënimet me burg, as me thikë, as me vrasje, nuk e kanë ndalur për tre vjet rresht.
Me këtë reagim, Pajazit Jashari e ka kthyer sulmin e shënjester.net në një deklaratë të hapur sfide, duke e vendosur veten si i papërkulur ndaj presioneve dhe akuzave.
