Vdes në një aksident tragjik 17-vjeçari shqiptar në Itali

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali, teksa ka qenë duke u larguar nga një festë ditëlindje me motoçikletë. Mediat vendase raportojnë se viktima është shtetasi Alen Karaboja, lindur dhe rritur në Valcamonica.

Aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 23:00 të së shtunës së 1 Qershorit në Bienno, komuna në zonën e Brescias ku ai jetonte me familjen e tij.

Motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte u përplas nga një makinë. Alen Karaboja u transportua me autoambulancë në Spedali Civili të Breshias, por vdiq pak pasi mbërriti në urgjencë: lëndimet e marra nga përplasja ishin shumë të rënda.

“Do të të dua gjithmonë vëllai im i vogël, ti je gjysma ime tjetër dhe gjithmonë ma ke mbushur zemrën me gëzim. Çdo ditë unë do të shikoj qiellin dhe do të të përshëndes si gjithmonë.

Do më mungosh shumë vogëlushi im, më shiko dhe më mbro nga lart” – shkruante në Instagram vëllai i tij i madh Enio, 23 vjeç, i njohur në Bienno për punën e tij si elektricist.

Dhe më pas një rekomandim plot përzemërsi, shoqëruar me një foto që portretizonte dy vëllezërit së bashku në plazh gjatë një pushimi disa vite më parë: “Të dua, vogëlush, ji i lumtur, të lutem. Përshëndetje Alen.”

Vdekja e 17-vjeçares ka tronditur të gjithë komunitetin e Bienno-s, ku Palio dei Cantù tradicionale, që po zhvillohet ditët e fundit, është anuluar në shenjë zie:

“Fatkeqësisht këtë mëngjes morëm një lajm që nuk do ta dëshironim kurrë për ta marrë. Jeta e humbur e 17-vjeçarit është e tepërt për të vazhduar me Palio dhe festivalin! Jemi të detyruar të ndalojmë Palio, fryma që e dallon sot nuk ekziston më; është e drejtë të ndalemi dhe të mblidhemi rreth dhimbjes së familjes.

Go to TOP