Vdes ish-vokalisti i Skid Row, Johnny Solinger

Ish-vokalisti i rok-bendit, Skid Row, Johnny Solinger, ka vdekur në moshën 55 vjeçare.

Vdekja e artistit erdhi pak kohë pasi ai kishte njoftuar për atë që njihet si dështim i mëlçisë.

Një njoftim nga Skid Row ua bëri me dije fansave që Solinger është ndarë nga jeta të shtunën.

“Jemi të pikëlluar pasi dëgjuam lajmin për vëllanë tonë, Johnny Solinger”, shkruan në njoftimin e Skid Row.

“Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe fansat e tij. Të gjitha uratat, Singo. Të fala Scrappy-t nga ne!”.

Go to TOP