Vdes 42 vjeçari nga Rahoveci, që u godit nga rrufeja ditë më parë

Ka ndërruar jetë Feriz Gashi, 42 vjeçari nga fshati Fortesë e Rahovecit, pasi ishte goditur nga rrufeja rreth pesë ditë më parë.

Lajmin për media e kishte konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj, ku kishte thënë se personi i goditur nga rrufeja është në gjendje të rëndë.

Po ashtu lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar faqja e fshatit Fortesë në rrjetin social Facebook.

“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Kujtojmë gjatë muajve të fundit si pasojë e shkarkimeve të rrufeve edhe dy persona tjerë kanë humbur jetën.

Go to TOP