Lidhja e Beogradit: Vëllai i Abazoviqit dhe partnerja e  Brnabiqit hapin një klinikë

Kompanitë “Marera Real Estate Partners” dhe “Marera Properties”, të prezantuara në media si kompani ruse, ndërsa të gjitha të dhënat tregojnë se janë të lidhura me ministrin e financave në Qeverinë e Serbisë Siniša Mali, blenë objektin BIGZ në Beograd në vitin shkurt të vitit të kaluar.

Çmimi përfundimtar nuk dihet, por informacionet e disponueshme tregojnë se objekti madhështor, i cili është shpallur monument kulture në vitin 1992, është paguar rreth 3.7 milionë euro, tha Predrag Popoviq, gazetar i Gradska RTV.

Në këtë godinë do të hapet një klinikë në pronësi të Xhihan Abazoviqit, vëllait të kryeministrit malazez Dritan Abazoviq dhe Milica Gjurgiqit, partneres së kryeministres serbe Ana Brnabiq.

Në Serbi dihet prej kohësh se vëllezërit  Sinisha Mali dhe Predrag, kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Ana Brnabiqin dhe vëllanë e saj Igor Brnabiqin dhe hyjnë në biznese të ndryshme.

Kohët e fundit, ata blenë disa ndërtesa dhe kompani në Beograd. Ndërtesa më e rëndësishme është “Beogradanka”. Siniša Mali e ka blerë në vitin 2020, ndërsa vitin e kaluar dyshohet se e ka blerë atë ndërtesë BIGZ për 3.7 milionë euro. Një pjesë e asaj hapësire është paraparë për hapjen e një klinike, bashkëpronarë të së cilës janë Milica Gjurgjiq, partnerja e Ana Brnabiqit dhe Xhihan Abazoviq, vëllai i Dritan Abazoviqit”, shpjegon Popoviq.

Edhe pse kompanitë “Marera Real Estate Partners” dhe “Marera Properties” janë të regjistruara në Rusi, emrat e pronarëve në letër nuk janë të njohur për publikun në Serbi, thotë Popoviq, por ata janë të lidhur me ministrin e Financave Sinisha Mali.

“Disa prej tyre, është një listë me një duzinë emrash, që nuk do të thotë asgjë për publikun tonë dhe sigurisht jo për tuajin, por janë bashkëpunëtorët e tij nga kompanitë e tij offshore dhe dy nga Ministria e Financave, e cila është drejtuar nga Sinisa Mali për dy vjet, pra nuk ka dilemë se janë të lidhur direkt me Sinisha Malin”, beson Popoviq.

Pronari i tretë i klinikës nuk dihet, por aty ku është Sinisha Mali është edhe Andrej Vuçiq, thekson Popoviq./KI

Go to TOP